Korrupsioni, arrestohet zv.ministri i Kosovës, Musa Cena

Korrupsioni, arrestohet zv.ministri i Kosovës, Musa Cena

08:43, 21/10/2018

Zëvendësministri  i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Sipas asaj që mëson Klan Kosova, zëvendësministri Cena që është arrestuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, dyshohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve ka konfirmuar vetëm se tre persona janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës”.

“Te dyshuarit duke vepruar në bashkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Klan Kosovën.

Hoxha ka thënë po ashtu se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco