VIDEO/ Shihni si Vuçiç mbulohet nga djersët kur e pyesin për Kosovën

VIDEO/ Shihni si Vuçiç mbulohet nga djersët kur e pyesin për Kosovën

14:53, 20/10/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vazhdon të vihet në siklet sa herë është e nevojshme të flasë për çështjen e Kosovës.

Kështu ka ndodhur sërish përballë gazetares së agjencisë Kosova Press, kur është pyetur se ‘çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?’.

Pyetja është bërë nga gazetarja Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd.

Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli, shkruan Kosova Press.

Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, presidenti serb është përgjigjur duke zgjedhur të japë një përgjigje në gjuhën e tij, pavarësisht se pyetja iu bë në anglisht. Pavarësisht tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet se pas kësaj situate, Vuçiç nuk është i qetë dhe kapet duke fshirë djersët, gjatë kohës që një tjetër gazetar po e pyeste, duke dëshmuar se nuk ishte i përqendruar në pyetjen që po i bëhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco