Haradinaj: Ndryshimet kushtetuese në  Maqedoni, lajm i mirë edhe për Kosovën

Haradinaj: Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, lajm i mirë edhe për Kosovën

10:32, 20/10/2018

Ramush Haradinaj ka uruar për votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë, ku u votua pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, bazuar në marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Sipas tij, vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin.

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon”.

“Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco