'O vllazni, unë ia lava xhenazen Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës'

'O vllazni, unë ia lava xhenazen Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës'

14:17, 19/10/2018

Sot, ditë e premte, vjen lajmi nga Prishtina, pikërisht nga Hoxha ef. Rexhep Boja, ish-ambasador në vendet arabe, që i dha fund spekulimeve. Hoxha Rexhep Bojha tha: "O vllazni, unë ia lava xhenazen Ibrahimit, presidentit historik të Kosovës", njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Një kohë të gjatë është spekuluar se Ibrahim Rugova është konvertuar në fenë katolike. Madje, mediat kishin shkruar se ish-Presidenti i Kosovës është pagëzuar me emrin Pjetër. Por, në një prononcim për media, Rexhep Boja, ish-kryetar i BIK-ut, u dha fund krejt këtyre spekulimeve. Tha se ai ia lau xhenazen Rugovës.

“Po, unë ia kam la xhenazen edhe ia kam falë namazin e xhenazes presidentit Rugova”, tha Boja, duke mohuar zërat që presidenti ishte konvertuar në fenë krishtere.

Ky debat u hap edhe mbrëmë ku i ftuar ishte edhe kryeimami i Kosovës Naim Tërnava. Lidhur me temën, Tërnava tha se Rugova është varrosur me ceremonitë fetare islame.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco