Putin: Krimeja nuk është si Kosova

Putin: Krimeja nuk është si Kosova

09:42, 19/10/2018

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Krimeja është ruse jo pse rusët kanë shkuar atje dhe kanë rrëmbyer ndonjë, por për shkak se popullata e atjeshme me referendum ka kërkuar që të pranohet në Rusi, transmeton Koha.net.

"Krimeja është jona ... Pse jona? Jo pse ne kemi shkuar atje dhe kemi rrëmbyer ndonjë”, ka thënë Putini gjatë një debati.

"Këtu sundon demokracia. Çfarë është demokracia? Ajo është dëshira e popullit. Si verifikohet ajo? Me ndihmën e referendumit, zgjedhjet e të tjera. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi a) — të pavarur, hapi tjetër — duam të jemi pjesë e Federatës së Rusisë”, përcjellin mediet serbe shkrimin e portalit rus sputnik.

Putini e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila, kur, sipas tij, vendim u mor pa referendum, në bazë të votimit në parlament, me çfarë pastaj u pajtuan të gjithë që përkrahën shpërbërjen e ish – Jugosllavisë.

"Ejani të debatojmë, t’i shikojmë dokumentet e KB-së e të shohim ç’është Karta e Kombeve të Bashkuara ku shkruan për të drejtat për vetëvendosje. Do të debatojmë pa fund. por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor, ka thënë, transmeton Koha.net.

Krimeja është bërë pjesë e Rusisë në marsin e vitit 2014 me referendumin e mbajtur pas grusht shtetit në Kiev. Për bashkimin me Rusinë kanë votuar 96,77 për qind e zgjedhësve dhe 95,6 për qind e banorëve të Sevastopolit Ukraina e konsideron Krimenë territor të vetin të pushtuar përkohësisht.

Sipas fjalëve të Putinit, çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht.

Koha.net përkujton se referendumi i kosovarëve për pavarësi të vendit është mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991. Referendumi i mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme konfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, pas shpërbërjes së ish - federatës jugosllave. Në referendum morën pjesë 99.87 për qind e qytetarëve dhe mbi 90 për qind e tyre votuan “PËR” Kosovën shtet të pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco