Katër shqiptarë të akuzuar për atentate islamike në Kosovë dhe Francë

Katër shqiptarë të akuzuar për atentate islamike në Kosovë dhe Francë

07:54, 19/10/2018

Planet e tyre të sulmeve në Francë dhe Belgjikë, nuk janë të detajuara në aktakuzë, shkruajnë mediat belge, përcjell Albinfo.ch. Ata donin gjithashtu kanë dashur të sulmojnë një kishë ortodokse në Kosovë.

Tre burra dhe një grua nga Kosova, në Prishtinë janë akuzuar nën dyshimin për përgatitjen e sulmeve islamike, përfshirë këtu edhe një kishe ortodokse serbe në Kosovë, por edhe sulme në Francë, sipas një burimi gjyqësor të cituar nga AFP, gjatë fundjavës së kaluar, informon Albinfo.ch.

Katër xhihadistët janë paditur më 4 tetor. Sipas aktakuzës, ata kanë planifikuar të sulmojnë një kishë ortodokse serbe në veri të Mitrovicës, si dhe dy diskoteka në enklavën serbe të Graçanicës dhe të anëtarëve të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse. Grupi po rekrutonte vullnetarë.

Aktakuza gjithashtu përmend planet për sulme në Francë dhe Belgjikë, pa detaje të mëtejshme. Të katër personat u arrestuan në qershor dhe shtator, ndërsa dy prej tyre kanë shtetësi belge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco