Scott: Është shtuar aktiviteti i agjentëve të huaj, duan të ndalojnë integrimin e Ballkanit në BE

Scott: Është shtuar aktiviteti i agjentëve të huaj, duan të ndalojnë integrimin e Ballkanit në BE

11:19, 18/10/2018

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është shprehu kundër propozimeve për këmbimin e territoreve. “Ideja për shtetet e pastra etnike në Ballkan është jo realiste dhe e rrezikshëm. Kudo që të shënohet kufiri, thelbi është se pres që dy shoqëritë do të mbeten multietnike”, citon “nedelnjik” i Beogradit të ketë thënë diplomati amerikan.

Ai në vazhdim ka theksuar se në SHBA nuk ka kurrfarë vijash të kuqe, as kufizime dhe as këshilla se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë, shkruan Koha.net. Scott, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës ka thënë se SHBA-ja nuk do të pranojë çdo marrëveshje.

Duke folur rreth deklaratave se janë shtuar aktivitetet e agjentëve të huaj në Serbi. “Nuk e di se me kë kanë të bëjnë këto deklarata, por e di se janë shtuar aktivitetet e Rusisë me qëllimin që në rajon që të ndalohet integrimi i tij në Bashkimin Evropian”, ka thënë Scott.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco