FOTO/ Letra e fundit e Nikki Haley: Puna e UNMIK ka marrë fund në Kosovë

FOTO/ Letra e fundit e Nikki Haley: Puna e UNMIK ka marrë fund në Kosovë

09:26, 18/10/2018

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara t’i japin fund misionit të tyre në Kosovë, shkruan DW duke publikuar letrën. Në letrën që Haley, i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres për ta informuar për dorëheqjen, ajo thotë se "UNMIK ka qenë një mision i suksesshëm në menaxhimin e konfliktit kompleks në Kosovë, por puna e tij ka marrë fund”.

"Për fat që keq, UNMIK vazhdon të mbetet i pandryshuar pavarësisht nga progresi dhe deklaratat e përsëritura nga pjesa më e madhe e Këshillit të Sigurimit, që thonë se misioni e ka përmbushur mandatin,” thuhet në letrën e saj të dorëheqjes.

Image

"Pa një rishikim të rregullt të mandatit dhe misionit të UNMIK-ut, palë dhe politikanë të jashtëm me interesa të kundërta, vazhdojnë të mbajnë peng vlerat, kohën dhe burimet e OKB,” shkruan ajo më tej. Ajo i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB të inicojë një rishikim strategjik të misionit të UNMIK-ut, në mënyrë që të zhvillojë një strategji për të dalë nga Kosova.

UNMIK ka filluar misionin më 10 qershor 1999 me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Sot misioni ka në bazë 349 persona me një buxhet vjetor 38 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco