Privatësia e qytetarëve në rrezik, rriten krimet kibernetike

Privatësia e qytetarëve në rrezik, rriten krimet kibernetike

10:10, 17/10/2018

Krimet kibernetike për çdo ditë po shënojnë rritje në Kosovë e bashkë më këtë po rritet edhe pasiguria e qytetarëve lidhur me cenimin e të dhënave personale.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e po ashtu edhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike nuk e njohin ,,krimin kibernetik’’ si një vepër penale të vetme, por, janë disa vepra që hyjnë në krimet kibernetike, si keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit dhe hyrja në sistemet kompjuterike.

Në një përgjigje zyrtare të Policisë për Indeksonline bëhet e ditur se krimet kibernetike nga viti në vit po shënojnë rritje.

Në vitin 2017 kanë qenë 42 raste, ku 26 persona janë arrestuar. Ky numër është më i lartë në krahasim me vitin 2015 ku kanë qenë 34 raste me 11 të arrestuar.

Policia ka treguar se për çfarë kanë të bëjnë këto raste të krimeve kibernetike.

“Rastet kanë të bëjnë me hyrje në sisteme kompjuterike (sulme ndaj ueb-faqeve të ndryshme), keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit (vjedhja e të dhënave bankare të klientëve të bankave përmes vendosjes së pajisjeve të modifikuara si dhe klonimi dhe përdorimi i kartelave bankare apo të kreditit) si dhe pornografi e fëmijëve përmes internetit”, thuhet në përgjigjën e PK-së.

Me datën 25 shtator të këtij viti është raportuar për hakimin e  50 milionë llogarive.

Edhe  Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit dhe mbrojtës i të dhënave për Indeksonline ka thënë se pjesë e këtij hakimi ka qenë edhe qytetarët e Kosovës.

“Me datën 25shtator 2018 është raportuar për hakimin 50 milion llogari, dhe e Facebook ka pranuar se një haker i panjohur ose një grup hakerësh shfrytëzonin një dobësi “zero-Day” në platformën e saj të mediave sociale që u lejonte atyre të vjedhin “Tokenet e qasjes sekrete” për më shumë se 50 milionë llogari, te cilët shfrytëzohen për autentifikim te dyfishtë për tu qasur Facebook. Normalisht, dhe ne qytetaret e  Kosovës, jemi pjesë e kësaj platforme, ku ndajmë te mirat dhe rreziqet e saja. Dhe çdo llogari e cila ka qenë e sulmuar gjate asaj dite, janë çkyqur automatikisht nga Facebook dhe i u është kërkuar te rikyqen, gjë që me ka ndodhur dhe mua. Pavarësisht kësaj, nuk është raportuar për dëme, respektivisht për cenimin e te dhënave apo privatësisë te shfrytëzuesve te Facebook-ut”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se facebook dhe whatsap momentalisht janë platformat që ofrojnë sigurinë më të lartë.

“Hulumtuesi i sigurisë në Google Project Zero, Natalie Silvanovich ka raportuar për një cenueshmëri kritike në Messenger-in e WhatsApp-in që mund t’i lejojë hakerëve që të marrin kontrollin e plotë të WhatsApp-it tuaj nëse pranoni video thirrje. Kjo realisht një mundësi, që nuk është lehte e realizueshme, por jo edhe e pamundur. Pavarësisht, se nuk kemi raportime qe realisht ka ndodhur një gjë e tillë. Duhet mos harrur me ketë rast se Facebook dhe WhatsApp janë platformat qe momentalisht ofrojnë sigurinë më të lartë. Por, ne te gjitha rastet, nuk duhet pranuar video-thirrje dhe në asnjë rast të klikoni ne linqet e pranuara nga personat e panjohur”, ka theksuar mes të tjerash Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se hakimi i të dhënave është përpjekje e vazhdueshme ngase të dhënat janë “monedha të vërteta digjitale”

Ai ka listuar facebookun si më të sigurtë, pastaj WhatsApp-in, Telegramin dhe Snapchat-i.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco