Scott sërish godet Serbinë, bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën

Scott sërish godet Serbinë, bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën

09:55, 17/10/2018

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës.

Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se “qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura, por Qeveria e Kosovës, e cila është një vend i pavarur dhe sovran”, deklaratë kjo që ngjalli mjaft reagime  në Serbi.

Mirëpo, Scott edhe mbrëmë e ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën.

Duke e publikuar në Tëitter reagimin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, Scott, ka shkruar se politika e Amerikës ndaj Kosovës nuk është e re.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkim të një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të dyja palët do ta kenë mbështetjen tonë të plotë për këtë. Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme, por politika amerikane lidhur me Kosovën nuk është një risi”, shkroi Scott në llogarinë e tij të Tëitter.

Kujtojmë se pas deklaratës së Scott për Kosovën kishte pasur reagime të ashpra në Serbi në drejtim të ambasadorit amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco