LDK: Takohemi me partitë parlamentare vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

LDK: Takohemi me partitë parlamentare vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

15:32, 10/10/2018

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit.  Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe  qytetarëve tanë, kurse  në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, thuhet në komunikatë. Siç thuhet, LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco