Vrasjet politike në Kosovë, bashkëpunëtori i kolonel Ahmet Krasniqit, flet për akuzat ndaj Thaçit

Vrasjet politike në Kosovë, bashkëpunëtori i kolonel Ahmet Krasniqit, flet për akuzat ndaj Thaçit

12:33, 23/09/2018

Një rrebesh akuzash kanë pasur si synim presidentin Thaçi, duke e akuzuar atë për vrasje politike. Të gjithë këtë e filloi ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, për të vazhduar më pas me djalin e Smajl Hajdarajn dhe djalin e Haki Imerit. Që të dy drejtuar gishtin kah Thaçi si i përfshirë në vrasje.

Këto akuza për Thaçin, i komenton për “Bota sot” ish bashkëpunëtori i ngushtë i kolonel Ahmet Krasniqi, Skender Zogaj, i cili thotë se çështja e vrasjeve politike ka kapërcyer çdo kufi, pasi që 20 vjet flitet për këto vrasje, ndërsa institucionet siç thotë ai, i mbajnë “veshët në lesh”.

“Çështja e vrasjeve politike ka kapërcyer çdo kufi, sepse qe 20 vjet flitet e shkruhet dhe bëhen denoncime te parreshtura publike, ndërsa organet e drejtësisë i mbajnë “veshët në lesh” dhe nuk e kryejnë detyrën elementare të tyre, sepse edhe akuzat janë vepra që duhet të trajtohen”, thotë Zogaj.

Nëse do të ndodhte hetimi i vrasjeve, një ditë ato do të zbardheshin, thekson Zogaj duke thënë se kundërpërgjigjet e Thaçit në këto akuza që po i bëhen, nuk kanë kurrfarë vlere reale.

“Nëse kjo do të ndodhte, kaherë do të kishim zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike! Pra organet e drejtësisë duhet të hetojnë akuzat e jo të akuzuarit! Kjo është mënyra e jo kundërpërgjigjet e presidentit Thaçi, sepse, përgjigjet e personale të Thaçit nuk kanë kurrfarë vlere reale! Ligji dhe vetëm ligji duhet të veprojë”, është shprehur Zogaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco