'Vuçiç nuk deshi të rrezikonte, e sigurtë se në Drenicë do të përdoreshin armët'

'Vuçiç nuk deshi të rrezikonte, e sigurtë se në Drenicë do të përdoreshin armët'

12:28, 23/09/2018

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç  ka folur në median serbe “Kurir”për vizitën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Kosovë më 8 e 9 shtator. Ai ka treguar se çfarë do të mundë të ndodhte sikur Presidenti serb të kishte shkuar në fshatin Banjë ashtu si kishte planifikuar.

Stefanoviçi tha se pasi dështoi që t'i ndalonin vizitën tek Liqeni, u krijuan incidentet në Banjë dhe vërejtise kishte informacione të shërbimeve sekrete se disa individë kishin armë.

Duke parashikuar se çfarë do të ndodhte sikur Vuçiçi të vazhdonte megjithatë, udhëtimin deri në Banjë, Staefanoviç tha:

“Kur e shikoni atë profil njerëzish, veteranë të luftës, ish-pjesëtarë të UÇK-së, ishte krejtësisht e sigurtë se do të përdoreshin armët dhe se situata do të përshkallëzohej. Prandaj Vuçiçi nuk deshi t’i rrezikonte, banorët e Banjës”./Gazeta Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco