Haradinaj njofton se do të niset për në SHBA dhe ç'synon të arrijë atje

Haradinaj njofton se do të niset për në SHBA dhe ç'synon të arrijë atje

09:56, 23/09/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se shpejti do të zhvillojë një vizitë në SHBA dhe ka treguar edhe qëllimin e vizitës. "Javën që vjen do të qëndroj për vizitë zyrtare në SHBA, - shkruan Haradinaj në Fb, - ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homologë dhe delegacione ndërkombëtare, që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimin e arritjeve të Kosovës, anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqjen e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me SHBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresistë dhe personalitete me influencë në Washington. Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco