Sondazhi/ Rreth 80% e shqiptarëve kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë

Sondazhi/ Rreth 80% e shqiptarëve kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë

00:28, 22/09/2018

Propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk gjen mbështjetje në Shqipëri.

Ky është rezultati i një sonadazhi të CSES-së në Shqipëri. Ai u realizua online në datat 13-20 shtator 2018. Mësohet se 77 për qind e njerëzve dalin kundër kësaj teze.

“Vihet re që të rinjtë shfaqin prirje më të lartë për të kundërshtuar këto propozime (18 – 35 vjeç, 80% kundër) krahasuar me më të moshuarit (56+ vjeç, 72% kundër). Gjithashtu vihet re se femrat shfaqin prirje më të lartë kundërshtuese ndaj këtyre propozimeve (80% kundër) krahasuar me meshkujt (76% kundër)”, thuhet në sondazhin e CSES-ë.

Koha.net shkruan se CSES është një program bashkëpunues i hulumtimit midis ekipeve të studimit zgjedhor nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë një modul të përbashkët të pyetjeve.

Reagime të forta ka pasur edhe nga ndërkombëtarët, por Vuçiç thotë se ka rënë dakort me Thaçin dhe Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco