'Drejtësia shqiptare i mbetet borxh, zbardhjes së vrasjes së kolonel Krasniqit'

'Drejtësia shqiptare i mbetet borxh, zbardhjes së vrasjes së kolonel Krasniqit'

12:20, 21/09/2018

Nga Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës.

Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses.
Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëri-tjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco