Kryeministri Edi Rama, në tentativë për të mbrojtur idenë për shkëmbimin e territoreve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka shtrembëruar kontekstin e fjalëve të thanë nga ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kanë qenë analistët e pranishëm në studion e ‘Opinion’ të cilët kanë ndërhyrë duke i thënë se Rugova është shprehur për ndryshim kufijsh, në kohën që Kosova ishte e pushtuar dhe në gjendje lufte.
Rama: Ndryshim kufijsh jo, shkëmbim territoresh po!
Vangjeli: Po gaboni! E ka thënë në kohën kur Kosova ishte ende në luftë...
Më tej Rama, ka marrë nbë mbrojtje dhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, i cili është kritikuar nga qytetarët e Kosovës si dhe shqiptarët e Shqipërisë, lidhur me idenë për ndryshimin e kufijve.
Sipas Ramës, shqiptarët sot kanë harruar se çfarë ka bërë Thaçi.
© SYRI.net