Haradinaj: Kufijtë ndryshohen vetëm me luftë, Thaçi më tha se…

Haradinaj: Kufijtë ndryshohen vetëm me luftë, Thaçi më tha se…

22:34, 19/09/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në emisionin ‘Opinion’ në Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me Serbinë që do të vinte nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

‘Personalisht për vete jam kundër. Do mbetem kundër çdo herë’, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se kishte vetëm dijeni periferike për këtë çështje dhe se besonte që deklaratat e Thaçit për përfshirjen e Preshevës në hartën e Kosovës ishte një taktikë e tij përballë retorikës së Beogradit.

 ‘E kam hapur dy herë me të, (Thaçin) nuk e ka trajtuar si temë ashtu siç njihet në opinion, por ka prezantuar si një debat taktik politik, si një kundërpërgjigje ndaj retorikës që vjen nga Beogradi e pretendimeve të tyre. E kam vështirë të besoj se Thaçi e ka trajtuar këtë në mënyrë serioze, ka mujt me qenë një debat publik taktik më së shumti. E kam vështirë, pra nuk e konsideroj projekt serioz’ – tha kryeministri i Kosovës.

Haradinaj tha se vendosja në pikëpyetje e arritjeve të deritanishme të Kosovës në kufijtë e saj do të ishte e papranueshme dhe se kufijtë ndryshojnë me luftë.

 ‘Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime.

Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja ushtarake aty janë. Këto kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë çizme të ushtarëve në të dy anët’, – tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco