Haradinaj: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave të axhendës evropiane

Haradinaj: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave të axhendës evropiane

12:42, 19/09/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Robert Cooper.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe punën e Robert Cooper në dizajnimin dhe udhëheqjen e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kohën sa ishte i angazhuar në pozitat e larta të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se roli i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë është i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj theksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e Reformave të Agjendës Evropiane.

Nga ana tjetër, Robert Cooper vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e tij për t’i ofruar Kosovës mbështetje në rrugën e saj evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco