'Millosheviçi iu shit Hagës për 10 milionë dollarë, dikush mori para'

'Millosheviçi iu shit Hagës për 10 milionë dollarë, dikush mori para'

07:36, 19/09/2018

Analisti serb Miroslav Lazanski ka bërë një deklaratë “shokuese” në televizionin publik të Serbisë. Ai ka thënë se ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Milloshevic, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në Kosovë, “i është shitur tribunalit për 10 milionë dollarë”.

Lazanski, në një duel televiziv me liderin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanovic, ka thënë se “është krejtësisht e qartë se dikush ka marrë para për kokën e Milloshevicit”.

“E kanë shitur Presidentin Milloshevic. Ka ekzistuar çmimi prej 10 milionë dollarësh. Kush i ka marrë ato para s’e di, por është e qartë se dikush i ka marrë, sepse po të mos i merrte do të ishte i marrë. Miloshevici është shitur kur e ka arritur çmimin më të lartë. Siç është shitur Mlladici, siç është shitur Karaxhici”, ka thënë Lazanski, transmeton Koha.net.

Lazanski ka kujtuar se Departamenti amerikan i Shtetit kishte shpallur shpërblim milionësh për kokën e Millosheviit.

“Shpërblimi ka ekzistuar dhe nuk shtrohet çështja nëse atë e ka marrë dikush, por kush i ka marrë paratë. Pos kësaj, Milloshevii është dorëzuar 24 orë para se Kongresi amerikan të vendoste për ndihmë financiare ish – Jugosllavisë. Kusht për këtë ndihmë ka qenë dorëzimi i Milloshqeviit. Por, kjo ndihmë nuk ka lidhje me shpërblimin, i cili ishte për disa individë në krye të pushtetit. 10 milionë dollarë janë ndarë ndërmjet disa vetave nga kreu i atëhershëm i DOS-it (koalicioni Demokratska Opozicija Srbije –  Opozita Demokratike e Serbisë).

Por, ai nuk ka treguar se në kë prej ish-kreut të shtetit dyshon se ka përfituar nga “shitja” e Millosheviit.

Teorinë se Millosheviit “është shitur dhe nuk është dorëzuar” e ka mbrojtur edhe avokati i njohur serb Toma Fila. Ai ka thënë se Millosheviin “e paketuan dhe e shitën me shpejtësi“.

“Kam qenë me Millosheviin natën e arrestimit. Jam përpjekur t’ia shpëtoj kokën. Tre presidentët, Millutinovi, Gjingji dhe Koshtunica, kanë nënshkruar se kurrë nuk do ta dorëzojnë, për shkak të Hagës. ‘Kjo nuk të vlen për sonte. Këta njerëz po të rrejnë’, i thashë”, ka treguar Fila.

“Nuk di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët se Milloshevici është shitur. Disa herë më kanë thënë: ‘Presidenti juaj është shitur, nuk është dorëzuar”, ka thënë Fila.

Çedomir Jovanovic e ka hedhur poshtë tezën e Lazanskit dhe Filës.

“Milloshevici i ka ditur të gjitha. Askush s’e ka mashtruar dhe nuk ka mundur ta mashtrojë kështu”, ka thënë Jovanovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jari19/09/2018 10:20

Meqe e kane shitur, ti pyesim serbet se sa e shesin Vucicin, ndoshta ka ndonje qe do ta bleje.

Shto koment

Denonco