Shpërdoroi detyrën, arrestohet oficeri i policisë

Shpërdoroi detyrën, arrestohet oficeri i policisë

10:14, 18/09/2018

Një zyrtar i policisë së Prishtinës ka rënë në pranga, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se para disa javësh ka nisur hetimi ndaj policit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”. Sipas IPK-së, hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’. Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, thuhet se IPK ka kërkuar pezullimin e policit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco