Miku i ngushtë i Hashim Thaçit nuk voton për liberalizimin e vizave me Kosovën

Miku i ngushtë i Hashim Thaçit nuk voton për liberalizimin e vizave me Kosovën

13:05, 14/09/2018

Parlamenti Europian dje në Strasbourg i ka dhënë edhe një shtytje përpara liberalizimit të vizave duke e mandatuar raportuesen Tanja Fajon që të nis negociatat me Këshillin e Ministrave për heqjen e vizave për Kosovën. Në mesin 22 euro deputetëve që kanë abstenuar është edhe Arnaud Danjean euro deputet francez, dhe një mik i ngushtë i Hashim Thaçit, nga grupi i partive popullore (EPP), me të cilin njihen që nga koha e luftës.

Një votim i djeshëm në Parlamentin Europian e ka çuar edhe më tej procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç Tanja Fajon e cila po angazhohet për të hequr vizat për Kosovën, disponim pozitiv kanë treguar edhe 420 eurodeputetë duke votuar pro, përballë 186 të tjerëve që kanë votuar kundër. 22 deputetë ndërkaq kanë abstenuar përfshirë edhe francezin Arnaud Danjean, një mik i ngushtë i Hashim Thaçit, dikur pjesë e shërbimit sekret francez. 

Në në dokumentar të Canal + Danjean përmendet si agjent që e kishte bërë Thaçin “njeri të francezëve” gjatë kohës së luftës. Por, kjo “lidhja franceze” nuk kishte përfunduar këtu, Thaçi dhe Danjean kishin mbajtur kontakte edhe gjatë kohës së Danjean punonte për Presidentin Sarkozy. Ndërsa Thaçi dhe Danjean në mars të këtij viti janë parë edhe në Zyrën e Presidentit Macron në Pallatin Elysee ku ishte pritur Thaçi, shkruna expres.

Por, si duket raporti i Thaçit dhe Danjean nuk është ndonjë miqësi e mirëfilltë. Ish –agjenti francez tani i shëndërruar në politikan e ka tradhtuar Thaçin duke mos e dhënë votën pro në Parlamentin Europian për vizat.

Ai ka zgjedhur të mbajë një qëndrim neutral ose të abstenojë duke reflektuar në këtë mënyrë skepticizmin francez për heqjen e vizave për Kosovën. Ndryshe Danjean i cili thuhet se kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq muajve të fundit ishte akuazuar nga politikanë të atjeshëm se pikërisht në Paris ka zhvilluar bisedime sekret me Hashim Thaçi, pikërisht në kohën kur të dy shefat e shteteve kishin takuar Presidentin Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco