Indinjohet Kosova: Fyerje, transmetimi i Ligës së Kampioneve përmes Radio-Televizionit të Serbisë!

Indinjohet Kosova: Fyerje, transmetimi i Ligës së Kampioneve përmes Radio-Televizionit të Serbisë!

11:34, 14/09/2018

Kujtim Gashi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ka reaguar me nota të ashpra ndaj transmetimit të Ligës së Kampioneve në Kosovë nëpërmjet Radio-Televizionit të Serbisë! Në një mesazh në rrjetet sociale, Gashi shprehet i indinjuar:

"Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë.

Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithe atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premiere Kosovë - Ishujt Faroe.

Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër.

Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryjnë detyrat e tyre për të garantuar pavaresinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive. Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Astrit14/09/2018 15:32

Kompania "Devolli", importuese e të gjitha të këqijave nga Serbia, sekser i së cilës është spiuni serb Baton Haxhiu ( mik i Ramës). Kjo kompani është e lidhur ngushtë me Hashim Thaçin-gjenerator i të gjitha këqijave.

Shto koment

Denonco