E mitura u paguante 10 euro shantazhuesve, që të mos ia tregonin familjes lidhjen e saj

E mitura u paguante 10 euro shantazhuesve, që të mos ia tregonin familjes lidhjen e saj

10:28, 14/09/2018

Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka paguar 10 euro dy të mitur të cilët po e shantazhonin se do t'i tregonin familjes së saj për lidhjen e saj të dashurisë.

Policia ka njoftuar se dy të miturit janë arrestuar në momentet kur po e shantazhonin viktimën.

“Të dyshuarit viktimës po i kërkonin para në shkëmbim të mosnjoftimit të familjes së viktimës lidhur me një lidhje të saj. Pas një plani taktik zhvilluar nga policia në flagrancë janë zënë të dyshuarit duke shantazhuar viktimën, me ç‘rast i kanë marrë para në shumë 10 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë, sipas gazetës Expres dhe shtohet se të miturit pas arrestimit janë dërguar në paraburgim për 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco