I kontrolluan veturen, tenton të ikë, godet edhe policin, sekuestrohet një pistoletë

I kontrolluan veturen, tenton të ikë, godet edhe policin, sekuestrohet një pistoletë

08:36, 14/09/2018

Policia e Prizrenit njofton se pak pas mesnatës, një patrullë e Policisë e kishte pikasur një veturë “Audi A4” që lëvizte përgjatë rrugës “Tirana” e në të cilën ndodheshin katër persona.

Para se të ndalohej vetura, patrulla i ka informuar edhe njësitet tjera që ishin në terren për ndaljen e automjetit të dyshimtë dhe reagimi ka qenë i shpejtë.

Pas ndaljes së veturës shoferi B.U. i ka treguar dokumentet, ndërkaq tre të tjerët janë deklaruar se nuk posedojnë fare dokumente.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve, te njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”  me dy karikatorë dhe 22 fishekë të kalibrit 9mm.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit ia kishte dhënë vrapit në tentim për të ikur por dy policë e kanë ndjekur.

“Gjatë arrestimit, i dyshuari kishte sulmuar një polic të cilit i shkakton lëndime trupore”, njofton Policia e Prizrenit.

Pas arrestimit dhe sjelljes në ambientet policore të njëjtit janë intervistuar e më pas është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e ngjarjes.

Pas hetimeve fillestare ka rezultuar se  B. U. dhe E. A. janë të njohur për policinë për vepra të ndryshme penale si grabitje, tentim vrasje e narkotikë.

Të njëjtit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco