Familja e Hasan Prishtinës reagon ashpër ndaj Kadri Veselit: E ka vendin, aty ku bashkohen kufiri dhe idetë e kombit Mehmet Prishtina në foltore

Familja e Hasan Prishtinës reagon ashpër ndaj Kadri Veselit: E ka vendin, aty ku bashkohen kufiri dhe idetë e kombit

10:23, 16/08/2018

Pas kërkesës së kryeparlamentarit të  Kosovës, Kadri Veseli, drejtuar qeverisë shqiptare nëpërmjet së cilës kërkon që eshtrat e Hasan Prishtinës të transferohen nga Kukësi në Vushtri, ka ardhur edhe reagimi i familjes së patriotit të madh.

Në emër të saj, stërnipi i nacionalistit të madh, Mehmet Prishtina, ka kundërshtuar ashpër këtë nismë të Kadri Veslit, duke e thënë se Hasan Prishtina e ka vendin aty ky bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptarë. Gjithashtu ai ka siluruar qeveritarët e dy shteteve shqiptare, që nuk kanë bërë asgjë për ngritjen e shtatores së tij në “Sheshin e Flamurit” përkrah Ismail Qemalit e Isa Boletinit, si dhe “të derdhet në bronz shtati i tij i shenjtë në qytetin e Kukësit, ku edhe e ka varrin”.

Reagimi i plotë, i Mehmet Prishtinës:

Hasan Prishtina e ka vendin, aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar

(Përkitazi me inisiativen e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)!

Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapësira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar.

Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.

Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste.

Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri.

Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë  në mendje e zemër.

Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kërkojmë të mos lëvizet nga varrezat e Dëshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukësit!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco