Rrëshqitjet e tokës, bllokohet rruga Mitrovicë - Zveçan

Rrëshqitjet e tokës, bllokohet rruga Mitrovicë - Zveçan

08:21, 16/08/2018

Rruga Mitrovicë – Zveçan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Rrëshqitja e dheut ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 22:00  te vendi i quajtur ‘Kërshi i Kanjushës’ afër fshatit Lisicë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë ka bllokuar rrugën.

“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës të cilët mbrëmë gjatë natës vizituan vendin,  kanë urdhëruar të mbyllet rruga për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut në këtë zonë”, ka thënë Zahiti.

Pritet që gjatë ditës së sotme organet gjegjëse të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemin në këtë rrugë, në mënyrë që ajo të jetë e qarkullueshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco