Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se me rastin e shënimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkuar nga Tirana zyrtare që eshtrat e heroit kombëtar, të transferohen nga Shqipëria, në Kosovë.
Veseli ka thënë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.
‘Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë’, deklaron Veseli.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se për këtë u ka dërguar një letër autoriteteve në Shqipëri.
‘Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë iniciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës.
Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat’, shkruan Veseli.
Varri i Hasan Prishtinës ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Kukësit.
Kur eshtrat e tij u sollën nga jashtë vendit, gjatë kohës së komunizmit, ai u rivarros në Kukës si qyteti më pranë Kosovës së tij të dashur.
© SYRI.net
E kane knaq me te gjallet tash po i dojne edhe eshtrat e atyre qe kane luftu me te drejt dhe per te drejte kombetare. Kjo eshte hipokrizia ma e madhe e nje njeriu. Ende si kane gjet eshtrat e njerezve qe kane dhan jeten hiq ma pak se para 20 viteve e po ju bjen ne mend per ata qe kane vdek para sa e sa viteve ( jo se ata jane ma pak te rendesishem). Mjere na Shqiptaret me kane kemi te bejme.
Hasan Prishtine tere jeten e tij punoi per Shqiperine etnike, qe edhe Kosova te ishte pjese e saj. Prandaj, eshtrat e tij eshte me mire te qendrojne ne token shqiptare, ku valevitet flamuri per te cilin luftoi dhe punoi Hasan Prishtina, e ku degjohet Himni Kombetar i Shqiperise.
Kadri mos u nxhito per heshtrat e heroit se aty kane qene dhe ne kohe te tjera kur ti dhe gjarperi i kishit buzet akoma me qumesht,pastaj korigjoni kufijte njehere ju "trimat" e kosoves ti gjarperi Hashim dhe bretkosa Baton Haxhiu se ne shqipetaret mund tjua a japim heshtrat por kemi frike se me korgjimin e kufijve qe don gjarperi Hashim dhe ti Kadri e perserise prape kemi frike nga korigjimi kufijve dhe varet e heronjeve shqipetare dhe kosovar ngelin ne anen serbe nga korigjimi kufijve.Prandaj Kadri keni shume rruge e pune te gjate per te bere por nje gje po te them ty Kadri Veseli dhe gjarperit Hashim se shqipetaret dhe kosovaret kane nxhjere trima prandaj mos lozni me kufijte per te cilen dhe Hasan Prishtina dha jeten.Mere si te duash ti Kadri komentin tim nqs e lexhon syri.net dhe me njeh mire ,se ate qe them kam bythe dhe e mbaj.Mos lozni me kufijte e kosoves.