FOTO/ ‘The biggest f…ing party’, kreu i Prishtinës irriton keqaz komentuesit

FOTO/ ‘The biggest f…ing party’, kreu i Prishtinës irriton keqaz komentuesit

12:59, 13/08/2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka mundur të përmbahet nga atmosfera e festivalit Sunny Hill Festival, që u mbajt për tri net rresht në parkun e Gërmisë.

I fundit nga më të njohurit që performoi në këtë festival, ishte DJ Martin Garrix, i cili njëherësh e përmbylli këtë organizim.

Ahmeti, duke përdorur edhe fjalë joadekuate, e ka cilësuar festivalin si më të mirin në Evropë.

“Festivali më i madh në Evropë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Reagimet e qytetarëve kanë qenë të ashpra. Njëri nga ta e ka kritikuar Ahmetin duke e cilësuar si “manjak”, dhe duke e pyetur “se a i ka kry të gjitha punët”.

“Asgje nuk perjashton asgje tjeter.  Prishtina eshte e te gjithëve”, ishte përgjigja e Ahmetit.

Por komentuesi ka vazhduar me kritika. Ai e ka akuzuar Shpend Ahmetin se po promovon koncerte ku shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë për shkak të çmimeve të larta.

Madje e akuzon edhe për gjuhën fyese të përdorur.

“Ne nje vend te varfer si Kosova, ku endrra e te rinjve eshte te largohet, ju promovoni nje koncert elitare qe shumica nuk kan pare me pa. Edhe me shume, ti perdore gjuhe te flliqt. Kjo nuk i pershtatet kryetarit te komunes aspak”, thuhet në replikën e komentuesit.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco