Britania dhe Gjermania kundër planit Vuçic-Thaçi për ndarjen e Kosovës

Britania dhe Gjermania kundër planit Vuçic-Thaçi për ndarjen e Kosovës

10:43, 11/08/2018

Planit të dy presidentëve Thaçi dhe Vuçiç, se në kuadër të fazës finale të bisedimeve mes dy vendeve do të diskutohet për korrigjim kufijsh, i kanë  thënë një “Jo” të madhe dy nga vendet më të rëndësishme në perëndim, si Gjermania dhe Britania e Madhe.

 Zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë kanë bërë të ditur se Britania nuk e mbështet në asnjë mënyrë një variant të tillë.

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj Ambasade thuhet se ridizajnimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të rezultonte me destabilizim, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, edhe Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se Gjermania vazhdon të mbetet prapa qëndrimit që kishte, rrjedhimisht kundër ndryshimit të kufijve ose të shkëmbimit të territoreve.

Kurse teksa ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Carlos Martin, ka vlerësuar se në mes të dyja vendeve duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme, e cila do të nënkuptonte një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme në pajtueshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco