VIDEO/ U bie tavani i shtëpisë, banorëve u rrezikohet jeta

VIDEO/ U bie tavani i shtëpisë, banorëve u rrezikohet jeta

23:07, 10/08/2018

Një çift i ri, pësoi jo pak lëndime si pasojë e rënies së një pjese të tavanit të shtëpisë ku jetonin, ndërsa ishin duke fjetur.

Mëngjesin e djeshëm  Ramiz Musliu dhe bashkëshortja e tij Klea patën një zgjim të pazakonshëm nga gjumi. Nga ky aksident në shtëpinë e marrë me qera patën dëmtime të dy.

Me këtë ngjarje është njoftuar edhe policia, e cila i ka udhëzuar dy të rinjtë që rastin ta ndjekin me padi civile.

Ragip Jashari pronar i banesës që gjendet në katin e 10’të, më të lartin e këtij objekti në lagjen Kalabria në Prishtinë tha për se nuk ka pasur asnjëherë më parë kështui problemesh me pronën e tij prandaj nuk ka bërë asnjë ndërhyrje që kur e ka blerë atë.

Edhe përfaqësuesi i banorëve të objektit të ndërtuar para 11 vjetëve thotë se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. E Ramizi i lënduar tani synon t’i drejtohet Gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco