Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi, reagon ashpër Prishtina

Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi, reagon ashpër Prishtina

16:09, 10/08/2018

Ambasada e Kosovës në Suedi është bërë objekt i një sulmi me mjete të forta.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës duke thyer xhamat e dritareve.

Sulmi është dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila në një deklaratë shpërndarë mediave kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco