A janë në dijeni dhe çfarë duhet të bëjnë SHBA dhe Brukseli për planin, Vuçiç-Rama-Thaçi

A janë në dijeni dhe çfarë duhet të bëjnë SHBA dhe Brukseli për planin, Vuçiç-Rama-Thaçi

14:34, 10/08/2018

Në analizën e tij për, “Washington Post”, ish ministri Jashtëm i Suedisë dhe njohësi i mirë i rajonit tonë, Carl Bildt, mes të tjerave analizon edhe pozicionin e Washingtonit dhe Brukselit, në gjithë këtë situatë që është krijuar pas shpalljes së planit nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh mes dy vendeve.

Sipas diplomatit të njohur ka disa zëra edhe në Washington dhe në Bruksel, të cilët thonë se përse duhet të kemi kundërshtim, nëse liderët e dy vendeve  bien dakord për këtë gjë. Por më tej Bildt shton, se qëndrime të tilla janë të rrezikshme dhe shton, se e gjithë vëmendja duhet ti kushtohet nxitjes së stabilitetit dhe jo “të ftosh destabilitetin, për dekadat e ardhshme”.

“Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t'i kushtohet nxitjes së stabilitetit, të kalosh në anën tjetër të kësaj  çështje do të thotë “të ftosh” destabilitetin për dekadat e ardhshme.

Pa dyshim, duhet të gjendet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, për të çuar më tej ambiciet e integrimit evropian dhe atlantik të të dy vendeve. Kjo mund të përfshijë një shkallë më të madhe të decentralizimit për pjesët serbe të Kosovës dhe mund të nënkuptojë pranimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Ka më shumë se pesë vjet që nga BE ndërmjetësoi një marrëveshje që tregon rrugën drejt marrëdhënieve normale mes dy vendeve, por që atëherë, përpjekjet diplomatike të BE dhe  SHBA janë venitur. Si rrjedhojë, prirja për ndarje është kthyer në rajon, i cili tashmë është ballkanizuar shumë.

Kjo është e rrezikshme, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen ndaj rreziqeve. Integrimi gradual për Serbinë dhe Shqipërinë në BE dhe NATO, e gjitha në bazë të kufijve ekzistues, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Luajtja me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu edhe tani”, analizon ish-ministri i jashtëm i Suedisë qëndrimin e Washingtonit dhe Brukselit, në këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta11/08/2018 09:47

Nuk ja jep të drejtën Kushtetuta e një vendi demokratik asnjë kryeministri e asnjë presidenti që të vendosë të shkëmbejë teritore me vendet fqinjë. Për një çështje të tillë kaq delikate e me pasoja në të ardhmen, mund të vendoset vetëm nga parlamenti e bile më e udhës është të vendoset me referendum.Presidentet e kryeministrat sot janë në këtë detyre e nesër mund edhe të ndëshkohen nga drejtësia për korrupsion. Por shteti, Kombi, populli është mbi ndonjë politikan që luan për hir interesa pushteti personal. Meqe shohim se dy "presidentët" Vuçiçi i Serbisë e Thaçi i Kosovës , fshehurazi nga opinioni publik takohen me "ministren e jashtëme" të BE Mogherini, do ti drejtohesha kësaj zonjës socialiste italiane me pyetjen A do të pranonte kjo politikane që të bënte marëveshje të fshehta në emër të shtetit italian me shtetin austriak për "korigjimin" e kufijve ? Serbët pretendojnë se meqë shumë teritore të banuara me shqiptarë kanë qenë të pushtuar në Mesjetë nga car Dushani i tyre, këto teritore i përkasin edhe në shek.XXI Serbisë. Edhe Austria mund të pretendojë me këtë farë llogjike, se meqë pjesa më e pasur e Italisë, veriu, ka qenë e pushtuar për një kohë të gjatë nga perandoria austro-hungareze, ti kalojë këtij shteti. Veç Ballkanit që ka shumë probleme të ndarjeve artificiale të kufijve, të tilla probleme kanë pothuajse të gjitha vendet e BE. Deri tani, dëshirës së shqiptarëve për të krijuar një shtet të përbashkët në kufijtë e tij natyrale, dipllomacia ndërkombëtare i është përgjigjur me refuzim kategorik, duke e motivuar se BE po shkon drejtë hapjes e jo mbylljes së kufijve. Tani meqë ideja e Millosheviçit për të gllabëruar me forcë ushtarake teritoret e pasura të Kosovës, nuk u realizua, për ta justifikuar pranimin e Serbisë në BE, u dashka që përsëri Kosova të behet viktimë e Serbisë, jo me tanke por me dipllomaci

Shto koment

Denonco