Bildt: Po luhet me zjarrin, ja çfarë do të ndodhë në Maqedoni dhe Bosnjë, nëse ndahet Kosova

Bildt: Po luhet me zjarrin, ja çfarë do të ndodhë në Maqedoni dhe Bosnjë, nëse ndahet Kosova

13:38, 10/08/2018

Diplomati i shquar suedes, një nga njohësit më të mirë në botë i gjeopolitikës ballkanike, Carl Bildt, në analizën e tij shokuese në “Washington Post”, përveç të tjerave bën edhe prognozën, se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjen, nëse realizohet plani Vuçiç-Rama-Thaçi për shkëmbim territoresh mes dy vendeve.

Sipas Bildt, krerët e ashpër të Bosnjes mezi po presin që të ndodh një gjë e tillë, kurse një situatë po aq e rrezikshme mund të shpërthejë edhe në shtetin e Maqedonisë,  ku shqiptarët janë pjesë substanciale. Bild paralajmëron seriozish, se “kjo do të ishte të luash me zjarrin”.

“Një shkëmbim territorial ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene…Përveç detajeve të diskutueshme në vendet që preken menjëherë (dhe fakti që do të ishte e vështirë për t'u zbatuar), kjo do të rrezikonte hapjen e Kutisë së Pandorës për sfida të reja në të gjithë rajonin. Mund të rihapte debatin për të ardhmen e Bosnjës. Krerët e ashpër serbo-boshnjakë, me siguri që e mirëpresin rastin.

Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë substanciale e popullsisë. Nëse zonat shqiptare të rajonit fillojnë të vijnë së bashku edhe përmes një procesi të shkëmbimeve territoriale, do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Seriozisht që kjo do të ishte ‘të luash me zjarrin’”, bën prognozën e frikshme, diplomati i njohur suedez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar11/08/2018 10:10

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se ky "dipllomat i madh" suedez, qartazi del me merakun se mos kjo ndarje kufijsh, do të "tërbokërka" boshnjakët e shqiptarët në Ballkan, për të rishikuar kufijtë e vendosura padrejtësisht ndaj tyre nga dipllomacia europiane. Pamvarësisht se qëndrimi i tij i tanishëm sa i takon shkëmbimeve të teritoreve të Kosovës me Serbinë, është i drejtë , nuk duhet të harojmë se ky ish kryeministër i Suedisë, si dipllomat ka mbajtur qëndrim pothuajse armiqësor si për boshnjakët ashtu edhe shqiptarët.

Shto koment

Denonco