Paralajmërimi i frikshëm i Bildt: Nëse realizohet ideja Vuçiç-Rama-Thaçi, Ballkani zhytet në gjak!

Paralajmërimi i frikshëm i Bildt: Nëse realizohet ideja Vuçiç-Rama-Thaçi, Ballkani zhytet në gjak!

13:00, 10/08/2018

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë dhe ish-përfaqësuesi direkt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Ballkanin, Carl Bildt, nëpërmjet një analize shteruese në prestigjiozen “Washington Post”, ka bërë edhe një paralajmërim të frikshëm.

Nëse do të realizohet plani Vuçiç-Rama-Thashi për shkëmbim territoresh mbi baza demografike, mes Serbisë dhe Kosovës, do të ketë gjak thotë ai.

Diplomati i shquar pasi dekonspiron për herë të parë, se edhe kryeministri i Shqipërisë është dakord me këtë ide, thotë se nëse ecet në këtë rrugë do të kemi një ballkanizim të mëtejshëm të Ballkanit, që në fakt do të thotë, hapje konfliktesh në të ardhmen dhe gjakderdhje.

“Ideja nuk është aspak e re, por ishte e rrezikshme në të kaluarën dhe mbetet kështu në të tashmen.

Lideri i Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe udhëheqësi i Kroacisë Franjo Tuxhman komplotuan në fillim të viteve 1990 për të ndarë Bosnjen midis tyre. Por reagimi ndërkombëtar ndaloi ato plane.

Por deri më tani, politika e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë e qartë: Kufijtë që ishin atje në Jugosllavinë e vjetër duhet të mbeten në vend, dhe zgjidhjet duhet të kërkohen brenda tyre.

Për të ballkanizuar më tej Ballkanin do të thotë të hapësh rajonin ndaj një konflikti të ardhshëm dhe gjakderdhje”, shkruan mes të tjerave Bildt në analizën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco