Apeli i policisë: Mos postoni foto nga dasmat, apo kur jeni me pushime, arsyeja nuk do t'ju çudisë....

Apeli i policisë: Mos postoni foto nga dasmat, apo kur jeni me pushime, arsyeja nuk do t'ju çudisë....

11:32, 20/07/2018

Tani që ka nisur sezoni i pushimeve në të gjithë hapsirat shqiptare por edhe sezoni i dasmave të shumta pasi shumica e emigrantëve kthehen në athe dhe kryejnë  edhe ceremonitë e dasmeve apo fejesave policia ka edhe një njoftim shumë të rëndësishëm.

Policia e Kosovës në një komunikatë dërguar  mediave ka përsëritur se është e përkushtuar për ruajtje të rendit dhe ligjit si dhe për mbrojtjen e pronës së qytetarëve.

Në njoftim, policia rajonale e Gjilanit u ka bërë thirrje banorve që të mos publikojnë fotografi që tregojnë vendndodhjen e tyre, pasi kjo po ua mundëson hajdutëve të shikojnë dhe shkojnë në shtëpitë e  zbrazura,

“Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për  të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe t’ mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet askush, dhe këto shtëpi dhe pasuri lehtë mundë të jenë synim i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë”, shpjegon policia në deklaraten e saj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco