'Dikush është sëmurë', Pacolli shpjegon incidentin me avionin e tij që po shkonte drejt Beogradit

'Dikush është sëmurë', Pacolli shpjegon incidentin me avionin e tij që po shkonte drejt Beogradit

11:07, 20/07/2018

Avioni në pronësi të të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ditën e djeshme për pak sa ka përfunduar në territorn e Serbisë edhe pse udhëtimi i tij ishte planifikuar të shkonte në  Bruksel.

Minsitri i jashtëm imësohet se ishte i shoqëruar me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së ka treguar momentin kur ai e kishte vërejtur se aeroplani ishte nisur drejt Serbisë. Madje, Pacolli thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejt Serbisë.

“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim dhe i cili tashmë ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëmë në Interaktiv të KTV-së. Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit.

Ka pranuar haptazi se është dashur të gënjehet në mënyrë që avioni të kthehet prapa dhe të vazhdohet rruga larg Serbisë. “Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco