Shpërthen deputeti i LDK-së kundër Thaçit: Ta mbyllim në zyre këtë njeri të rrezikshëm

Shpërthen deputeti i LDK-së kundër Thaçit: Ta mbyllim në zyre këtë njeri të rrezikshëm

09:05, 20/07/2018

 
Deputeti i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli  e ka quajtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin gënjeshtar kronik.

Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar për Thaçin se e ka humbur arsyen dhe se ai së bashku me shokët e tij të luftës, si duket kanë me skicuar harta të copëtimit të Kosovës.

Ja postimi i plotë I deputeteit të LDK

Hashim Thaçi një rrenc kronik, që moti e ka humb arsyen, ku interesi i shpetimit të lëkurës se tij ka me na kushtu me humbje te territorit tonë të cunguar. Ky njeri bashkë me shokët e tij të luftës, si duket kanë me skicu harta të copëtimit të Kosovës, e ajo copë Kosove që mbetet ka me mbet Kosovë multietnike me komuna të pavarura Serbe brenda saj. Dhe pas nje kohe kur kjo punë të kryhet ky Hashim ka me dal në TV me zgërdhirje ka me shit si vepër te paqes, insistim i miqeve ndërkombetar. Pafytyrësia e tij nuk ka fund. Rreziku për Kosovën , tani nuk vie nga Serbia, por nga pazaret e tij. Për të mos na akuzuar gjeneratat e ardhshme , qe se ndalëm dot këtë katrahurë Hashimiane, duhet të gjithë patriotët e të gjitha partive të behemi bashkë dhe ta ndalim këtë plangprishës. Le të vonohet dialogu, le të vonohet marreveshja gjitheperfshir?se, edhe ashtu qe 20 vite po presim. Skemi cka ngutemi per marreveshje me Serbinë me nje Hashim në krye që eshte i gatshem të beje kompromise të dhimbshme me fatin e Kosovës. Nëse ska dialog me Serbinë , Hashim Thaqi vdes politikisht. Ai jeton e noton ne politikë vetëm kur niset në Bruksel në negociata të pështira. Më mirë pa dialog se dialog katastrofal për rendin kushtetues e territoret tona. Momentin qe ska dialog , ska Hashim. Ndalja e tij i mbyllur në zyret e tij të mykura sot është patriotizëm dhe shpëtim i Kosovës. Kosova është me rendesishme se Hashimi dhe gjeopolitika e tij e rreme. Ta mbyllim në zyre këtë njeri të rrezikshëm. Se dikur do jetë vonë edhe për ata që po ia rrehin krihtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco