Bashkëpunimi, sot në Kosovë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë

Bashkëpunimi, sot në Kosovë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë

08:59, 20/07/2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij Dimitrov do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Në orën 14:00 ai do të pritet nga homologu i tij, ministri Behgjet Pacolli ku pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

Pas kësaj në orën 14:30, Dimitrov do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe në orën 15:10 ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco