Edhe një grua kosovare e arrestuar me serbin dhe malazezët e akuzuar për vrasje

Edhe një grua kosovare e arrestuar me serbin dhe malazezët e akuzuar për vrasje

12:26, 19/07/2018

Një aksion i Njësive Speciale të Policisë, dje në lagjen "Kalabria" të Prishtinës, ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, dhe një grua kosovare.

Burimet të Gazetës Express bëjnë të ditur se prej katër personave që u arrestuan dje, në mesin e tyre ishte edhe një femër kosovare, dy kanë qenë nga Mali i Zi, dhe një serb nga Serbia.

Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mario Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq. Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi. Të njëjtat burime thonë se kosovarja ka qenë bashkëpunëtore me dy malazezët dhe serbin.

Kurse Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. Ai kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

Kurse, për kosovaren ende nuk ka informacione për veprimtarinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco