Kosova pa viza/ Vjen urimi nga ish-kryeministri Sali Berisha

Kosova pa viza/ Vjen urimi nga ish-kryeministri Sali Berisha

22:28, 18/07/2018

Komisioni Europian ka njoftuar sot se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të lëvizin të lirë nëpër Europë, duke u hequr vizat.

Lajmi ka gëzuar politikën e Prishtinës, por edhe atë në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë nga KE-ja, ndërsa thotë se është edhe vlerësim për punën e rëndësishme të bërë nga autoritetet dhe qytetarët e Kosovës.

Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për Kosovën:

Një urim të përzemërt për qytetarët dhe autoritetet e Kosovës!

Të dashur miq, sot Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumëpritur dhe plotësisht të merituar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky është një vlerësim i drejtë i arritjeve reale të rëndësishme të autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës në plotësimin prej kohesh të standardeve që bëjnë të mundur një vendim të tillë historik.

Urime të përzemërta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil19/07/2018 08:09

Qysh ne kohen e Federates Jugosllave qytetaret e Krahines Autonome te Kosoves emigronin ne Europe, ShBA, Canada etj. Me kete vendim te BE ata jane perseri shume hapa prapa.

Shto koment

Denonco