Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për heqjen e vizave

Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për heqjen e vizave

16:22, 18/07/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane.

'Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së', ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!

Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë.

Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së.

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.

Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco