Mbeten prapa sërish orët dixhitale të Evropës prej debatit me Kosovën, kërcënohet Serbia

Mbeten prapa sërish orët dixhitale të Evropës prej debatit me Kosovën, kërcënohet Serbia

14:42, 18/07/2018

Federata Europiane e Elektrodistribucionit ENTSO-E ka kërcënuar Serbinë me sanksione nëse nuk zgjidh problemin me Kosovën, arsyeja kjo pse orët dixhitale që sinkronizohen përmes frekuencave të rrjetit në gjithë Europën sërish janë vonuar. Kështu raporton DW në gjuhën serbe.

Në portalin e DW në gjuhën serbe theksohet se shkaqet e çrregullimit të frekuencave në rrjetin europian të rrymës ende nuk janë mënjanuar dhe se në fillim të korrikut orët dixhitale të sinkronizuar përmes frekuencave të rrjetit sërish kanë nisur të punojnë në mënyrë jo precize.

Probleme ka pasur që në fillim të marsit, kur u konstatua se kjo po ndodhte për shkak të kontestit midis Serbisë e Kosovës. Ndryshe nga koncernet e tjera të vendeve ballkanike, Elektrodistribucioni i Kosovës, KOSTT nuk është anëtar në Federatën Europiane të Elektrodistribucionit ENTSO-E, rikujton DW, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi kjo ndodh për shkak të faktit se Kosovën ende nuk e kanë njohur Serbia dhe disa vende të BE-së, si Spanja ose Rumania.

Kosova nuk ka zonë të vetën rregulluese, përkatësisht rrjet në të cilin distributorët duhet të minimizojnë oscilimet. Kosova është anëtare e zonës rregulluese SMM që përbëhet nga anëtarët e ENTSO-E - Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, transmeton Koha.net.

Serbia, si njëra nga vendet më të rëndësishme ka refuzuar të qetësojë oscilimet nga Kosova, për ç’arsye ato ndihen edhe jashtë saj.

Operatorët europianë kanë aktivizuar programin special kompensues i cili aktivizohet automatikisht kur devijimet kapërcejnë 60 sekonda. Por kjo nuk përbën një zgjidhje të qëndrueshme, prandaj tash ENTSO-E ka kërcënuar Serbinë me sanksione nëse nuk zgjidh problemin me Kosovën. Askund nuk thuhet çfarë do të ishin ato sanksione, por ETSO-E në portalin e vet në internet shkruan se zbatimi i tyre do të mund të ndodhë nëse dëshmohet se ekziston “mungesa e qartë e vullnetit që problemi të zgjidhet”, thekson DW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco