Tragjedia e familjes shqiptare, të afërmit: Jo, Albina e vogël është gjallë

Tragjedia e familjes shqiptare, të afërmit: Jo, Albina e vogël është gjallë

11:43, 18/07/2018

Vajza e vogël e familjes Memaj nga Deçani, që u aksidentua në Gjermani, është gjallë. Anëtarë të familjes Memaj kanë thënë se vajza e vogël për të cilën u raportua se ka vdekur është gjallë.

Gjendja e saj, sipas familjarëve, është e rëndë. “Lajmi nuk është i vërtetë, vajza është gjallë, rëndë por po merr frymë”, kanë thënë ata për Express.

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj, 26 vjeç, nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij, 5 vjeçe, Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër, Albina, 3 vjeçe, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Mëngjesin e sotëm u raportua se vajza e vogël e familjes nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco