VIDEO/ Vrau vëllain e tij, zbardhet shkaku i krimit të rëndë, detaje

VIDEO/ Vrau vëllain e tij, zbardhet shkaku i krimit të rëndë, detaje

08:45, 16/07/2018

Polcia ka mundur të zbardhë shkakun kryesor që ka çuar në krimin e rëndë ku vëvllai ka qëlluar me armë mbi vallain e tij duke I sjellë atij vdekjen e menjëhrëshme

Problemet e pronësisë ndërmjet vëllezërve kanë përfunduar me vrasjen e Mali Gashit në Lipjan. I dyshuari është në arrati dhe ende nuk është arrestuar. Ai kishte ardhur nga Franca për në Kosovë. I dyshuari për kimin e rëndë kishte vrarë një person edhe më parë dhe kishte qëndruar 13 vjet në burg.

Familja Gashi nga Tërnovci i Lipjanit ka hapur të pame. Ata po presin njerëz për ngushëllime për familjarin e tyre 54 vjeç, Mali Gashin, i cili u qëllua për vdekje po nga vëllai i tij.

Media gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e të ndjerit, për të mësuar rreth rastit në fjalë, mirëpo ata nuk kanë dashur të deklarohen marrë parasysh gjendjen e tyre emocionale.

Mësohet se vrasësi, 58 vjeç kishte ardhur për pushime nga Franca disa ditë më parë. Vëllezërit Gashi qysh prej shumë kohësh kishin mosmarrëveshje rreth një prone.

“I ndjeri ishte shume i urte si person, ndërkaq vëllai ky që e ka vrarë e pati vrarë edhe një fqinjë tonin vite më parë, për të cilin e ka vuajtur dënimin 13 vjet. Aq sa kemi dëgjuar ata kanë pasur konflikt për tokë me këtë vëllain që ka ardh prej Francës, jemi tronditë edhe ne kur kemi dëgjuar se e ka vrarë vëllaun”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri nga banorët e këtij fshati.

E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e di se ku është ai. Për këtë rast, hetimer është duke i drejtuar  policia dhe prokuroria e Kosovës.

Ymer Beka, ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime. Më poshtë ai sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.

“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Ndërkohë sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u dërgua edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsy.

Viktima që u vra nga vëllai I tij ka qene I martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco