Vuçiç në Paris një ditë para takimit me Thaçin. A do të diskutojë me Macron për Kosovën?

Vuçiç në Paris një ditë para takimit me Thaçin. A do të diskutojë me Macron për Kosovën?

23:21, 12/07/2018

Të mërkurën më 18 korrik presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiç do të takohen në Bruksel.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e Federica Mogherinit, ku thuhet se do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe zbatueshmërinë e tyre.

Por presidenti serb një ditë para takimit me Thaçin, ka një tjetër takim të rëndësishëm.

Ai do të shkojë në Paris ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiç ditë më parë e vlerësoi presidentin francez si një lider të madh.

Ky takim vjen pikërisht në kohën kur dialogu po hynë në fazën finale dhe po përmendet arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke pasur parasysh presionin e perëndimit, ky takim vjen në kohën më të vëshitrë për Serbinë. Kjo pasi pritet një marrëveshjeve përfundimtare, dhe klima është shumë  e ndryshme”, shkruan Telegrafi serb.

Sa i përket rrugës së vendeve të Ballkanit për në BE, Macron kohë më parë kishte thënë se zgjerimi duhet të paraprihet nga disa reforma të cilat duhet ta përfshijnë rajonin.

Macron si Kosovës ashtu edhe Serbisë i kishte kërkuar vazhdimin e dialogur deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco