FOTO/ Xhaka e Shaqiri e bënë të hante fjalët, e dredh krimineli Sheshel: Na mundi Zvicra

FOTO/ Xhaka e Shaqiri e bënë të hante fjalët, e dredh krimineli Sheshel: Na mundi Zvicra

10:58, 23/06/2018

Vojislav Sheshelj ka qenë më tepër aktiv se një adoleshent në rrjetet sociale në prag të ndeshjes së mbrëmshme midis Serbisë e Zvicrës së shqiptarëve në Kaliningrad.

Pasi ka sharë mbarë e prapë lojtarët shqiptarë dhe gjithë kombin shqiptar, Sheshelj ka festuar avantazhin e përkohshëm të kombëtares së tij me një postim në Twitter, duke shkruar Serbia-Shiptarët 1-0, në serbisht.

Pas barazimit, komenti në anglisht për Xhakën: Bastard i shëmtuar shqiptar. 

Gëzimi nuk zgjati për 90 minuta, pasi Serbia u mund 1-2, e përmbysur nga golat e shqiptarëve, por për rezultatin final Sheshelj kishte një tjetër “kundërshtar”, këtë herë duke thënë se u mundën nga Zvicra.

‘Shqiptarë, ne humbëm me zviceranët, por ju jeni ende bastardë’, shkruan me fjalë të padenja për një njeri të moshës së tij, megjithatë nuk është për t’u habitur shumë nga një kriminel lufte që ka pasur të njëjtën sjellje ofenduese edhe kundër prokurorëve e gjyqtarëve në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, ku mori dënimin e merituar.

Natyrisht, të tillë e ka marrë përgjigjen edhe nga shumë komentues shqiptarë në faqen e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    sheshlinski23/06/2018 12:06

    cne te nxirrni ne foto kete qelbesire, qe ti vjen ere e ndotur edhe kopjuterit!!!

    Shto koment

    Denonco