FOTO/ ‘Plumb në ballë’, kërcënohet deputetja

FOTO/ ‘Plumb në ballë’, kërcënohet deputetja

18:53, 22/06/2018

Shqiptarët në Maqedoni konsiderohen mbështetës tejet të vendosur të Erdoganit dhe kështu çdo fjalë kundër tij, i acaron shumë.

Kjo vërehet më së miri pas publikimit të një shkrimi nga ish- gazetarja Arbana Xharra rreth ‘Erdoganizmit në Maqedoni’.

Ish-gazetarja dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar me ‘plumb në ballë’, pas një shkrimi të fundit të saj rreth ‘Erdoganizmit në Maqedoni’.

Në disa mesazhe, përveç fyerjeve e sharjeve të shumta, ajo kërcënohet edhe me jetë.

Ndërkohë, lidhur me shkrimin në fjalë, aktivisti i Lëvizjes Besa, Zakerija Alim, kishte bërë thirrje për protestë para ambasadës së Kosovës në Shkup. 

Sipas tij, Arbana Xharra është një nga personat që po shkakton përçarje dhe fyerje ndaj bindjeve fetare në Maqedoni, dhe me këtë rast ka kërkuar që edhe ambasadori i Kosovës atje të ndërmerr masa, shkruan Gazetametro.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco