Meta pret Ambasadorin e ri të Indisë, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Meta pret Ambasadorin e ri të Indisë, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

14:34, 22/06/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve. Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, – theksoi Presidenti Meta.

Ndërsa, duke iu referuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Meta nënvizoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco