Arrestohet pronari i lokalit të njohur ku bëhej nami gjatë natës

Arrestohet pronari i lokalit të njohur ku bëhej nami gjatë natës

09:58, 20/06/2018

I shpallur në kërkim nga policia pas disa problemeve që ka patur me klientë të lokalit por jo vetëm më në fund ëshrë vënë në prangat e policisë, Dibran Hoxha, i njohur si pronari i “Kobra City”-t në Prizren I cili është arrestuar gjatë mbremjes së djeshme nga Policia e Prizrenit.

Hoxha ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Lajmin për arrestimin e Hoxhës për Kallxo e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit. “Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.

Siç ka marrë vesh Kallxo, personi H.B. ishte sulmuar me shkopinj dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin.

Lokali “Kobra City” është i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”. Në shtator 2015, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka trajtuar rastin e ngatërresave të Dibran Hoxhës me njerëz të ndryshëm dhe problemet e tij me drejtësinë.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i Dibran Hoxhës. Ai ka shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi kishte qëndruar 20 muaj në burg.

Në janar të vitit 2016, persona të panjohur kishin djegur lokalin “Kobra City” dhe kishin rrahur menaxherët dhe rojtarët e lokalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco